LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e mbytur apo ka vdekur nga një plagë plumbi, tha se është fjala për një plagë plumbi.

“Vendimi i saktë i autopsisë do t’i tregojë detajet, megjithatë është një plagë plumbi”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën për media ku njoftoi se i dyshuari i parë Ljupço Palevski është kapur.

Spasovski: Palevski është arrestuar duke ecur në këmbë nëpër autostradë
Lexo po ashtu Spasovski: Palevski është arrestuar duke ecur në këmbë nëpër autostradë

Në lidhje me atë se a është gjetur arma me të cilën është gjuajtur, ministri Spasovski tha se në Shkup janë gjetur dy armë të cilat duhet të kontrollohen për të përcaktuar nëse kjo është arma me të cilën është vrarë vajza.


Spasovski konfirmoi gjithashtu se policia ka gjetur celularin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, njëri ka parti proruse dhe ka qëndrime ekstremiste
Lexo po ashtu Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, njëri ka parti proruse dhe ka qëndrime ekstremiste

Vanja ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor, ndërsa të dielën, më 3 dhjetor, trupi i saj u gjet në rrethinën e Shkupit. /Telegrafi/