LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: MPB e ka zbardhur rastin me rrahjen në Strugë

Spasovski: MPB e ka zbardhur rastin me rrahjen në Strugë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, është deklaruar në lidhje me incidentin që ka ndodhur dje në Strugë, ku një person ka rrahur kryetarin e shoqatës bullgare “Shemeto”, Bekir Kadrieski.

“Lidhur me këtë ngjarje është e rëndësishme që është vepruar shpejt dhe me efikasitet. Sulmuesi i personit është ndaluar. Deklarata janë marrë nga dëshmitarët okularë. Denoncimi dhe deklarata nga i dëmtuari ka ndodhur në qendrën mjekësore. Është njoftuar Prokurori Publik dhe pas mbledhjes së të gjitha provave do të ngrihet akuza. Ky rast është zbardhur nga MPB-ja”, njoftoi sot Spasovski.


Ministria e Punëve të Jashtme bullgare njoftoi dje se një punonjës i Konsullatës së Përgjithshme në Manastir është dërguar në Strugë me qëllim që “të sqarojë faktet rreth rastit dhe të konstatojë nëse sulmi ishte vepër penale nga urrejtja”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë sot i bëri thirrje publikut dhe subjekteve politike në Bullgari që t’u mundësojnë institucioneve shtetërore maqedonase zbardhjen e rastit dhe apeloi që të mos jepen kualifikime derisa të konstatohet se përse ka ndodhur përleshja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori