LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Komunikimi i drejtpërdrejt me qytetarët përmes “Kabinetit të Hapur” e ndërton besimin

Spasovski: Komunikimi i drejtpërdrejt me qytetarët përmes “Kabinetit të Hapur” e ndërton besimin

Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët përmes “Kabinetit të Hapur” krijon besim. Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi një partneritet me qytetarët. Kjo është vetëm vazhdim i themelimit të këshillave lokale për parandalim, hapjes së institucionit, ngritjes së transparencës dhe hapjes ndaj qytetarëve, thotë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në lidhje me projektin aktual të MPB-së “Kabineti i Hapur”.

Si mysafir i Programit të mëngjesit në TVM, Spasovski tha se në shumë qytete ka njerëz që kanë nevojë të bisedojnë me ministrin e Punëve të Brendshme dhe se “Kabineti i Hapur” është një praktikë e shkëlqyer.

Ai përkujtoi se deri më tani MPB ka organizuar “Kabinet të Hapur” në Shtip dhe Strugë dhe se shumica e qytetarëve vijnë për probleme të përgjithshme, në vend të punësimit të zakonshëm.


“Karakteristike është se në të dy qytetet erdhën edhe kryetarë të shoqatave. Kryesisht qytetarët më së shpeshti biseduan për gjendjen në trafik, për sigurinë, për atë se si të veprojmë me nxënësit, si të veprojmë në shkolla, cilat duhet të jenë temat në aktivitetet tona parandaluese”, theksoi ministri Spasovski.

Sipas tij, kjo është një mundësi e shkëlqyer të dëgjohemi, qytetarët të na pyesin, të parashtrojnë sugjerime të ndryshme, ndonjë koment i cili për ne do të ishte shumë i dobishëm.

“Është e mirë se ne si kabinet kalojmë një ditë jashtë Shkupit, nga klishea e zakonshme të cilën e kemi. Ta përcjellim porosinë se vetëm afërsia, komunikimi i drejtpërdrejt e ndërton besimin. Për ne është shumë e rëndësishme të kemi partneritet me qytetarët”, theksoi ministri Spasovski duke shtuar se MPB-ja nga institucioni më i mbyllur në vitin 2017, sot nën udhëheqësin aktuale është njëri nga institucionet me besim më të madh dhe njëri nga tre institucionet më të hapura në shtet.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori