Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistën javore REL-it, theksoi se së shpejti, një grup i shtetasve maqedonas do të marrin kallëzime penale për terrorizëm, për shkak të paralajmërimeve të rrejshme për bomba nëpër shkolla.
“Për ne ishte shumë e rëndësishme siguria e qytetarëve, nxënësve, mësimdhënësve të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe në atë pjesë, nuk ka ndryshuar asgjë me protokollet, do të thotë siguria duhet të ruhet në një nivel të lartë. Veç më kemi bërë një kallëzim penal për një të mitur dhe praktikisht hyjmë në një grup të personave të cilët kanë marrë pjesë në dërgimin e paralajmërimeve në mënyrë elektronike dhe pikërisht shfrytëzimi i VPN adresa dhe jemi në një pozicion për të cilin për kohë shumë të shpejtë i gjithë grupi do të zbulohet tërësisht, do të dorëzohen kallëzime për veprën terrorizëm. Dhe kjo si dukuri te ne, praktikisht na mundësoi të bëjmë edhe ndryshime në pjesën e protokolleve për veprim”, tha ministri Spasovski.
Ai shtoi se, kallëzimi penal është për shtetas maqedonas.
“Po, siç thash kemi dorëzuar kallëzime penale kundër një personi të mitur, por bëhet fjalë edhe një grup tjetër të cilët janë të lidhur mes vet për paralajmërimet”, sqaroi Spoasovski.
Policia ende nuk nuk të kumtojë detaje për sulmin hakerik ndaj Fondit të Shëndetësisë, por nuk përparim.
“Po bëhet hetime për të gjithë këto institucione në të cilat ka pasur sulme hibride. Ka përparim serioz, merren të dhëna dhe informacione. Vet fakti se, këto të dhëna duhet t’i sigurojmë përmes ndihmës juridike ndërkombëtare flet edhe për atë se, duhet më shumë kohë në këtë asekt”, tha ministri i Punëve të Brendshme.
Ndryshe, nga 26 tetori i vitit 2022 në RMV disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Krahas shkollave të mesme dhe fillore, ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare.
Ekspertët për Portalb.mk vlerësuan se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dashtevski: Nuk do përsëritet votimi në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë
Arrestohet një person, më 17 shkurt kishte vendosur eksploziv tek një veturë në rrugën B
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën