LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Emigrantët ende po përpiqen në mënyrë ilegale të kalojnë transit nëpër Maqedoninë e Veriut

Spasovski: Emigrantët ende po përpiqen në mënyrë ilegale të kalojnë transit nëpër Maqedoninë e Veriut

“Të dhënat për vitin 2018 shfaqin rritje të numrit të përpjekjeve për kalim ilegal në kufirin jugor, po gjithashtu është rritur edhe numri i emigrantëve të zbuluar. Ajo që më së shumti na shqetëson është që pjesa më e madhe e emigrantëve përpiqen që të përdorin shërbime të nga kontrabandistët, dhe jo vetëm në vend, por në gjithë rajonin”.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili zyrtarisht e hapi mbledhjen e 72-të të Grupi drejtues të Qendrës ndërkombëtare për zhvillimin e politikës së emigracionit, që sot dhe nesër do të mbahet në Ohër dhe që ka të bëjë për çështjet aktuale nga sfera e emigracionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Edhepse, sipas Spasovskit, pavarësisht trendeve të tilla, gjendja e sigurisë te kufijtë për momentin është e volitshme.

Ministri Spasovski, mes tjerash, theksoi edhe Marrëveshjen për status mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka Agjencia për mbikëqyrje kufitare dhe bregdetare dhe Republika e Maqedonisë së Veriut si partnerë të barabartë do të ndërmarrin aksione të përbashkëta për parandalimin e emigrimit ilegal dhe krimit ndërkufitar.

“Megjithatë të gjithë jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për emigrim ilegal, bëhet fjalë për problem global, dinamik dhe tendencë të ndryshimeve të trendeve, që varet nga faktorët e jashtëm”, tha mes tjerash Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori