LAJMI I FUNDIT:

Spasovski dërgon telegram ngushëllimi kryeministrit ukrainas

Spasovski dërgon telegram ngushëllimi kryeministrit ukrainas

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot ka dërguar telegram ngushëllimi deri tek kryeministri ukrainas, oleksij Gonçaruk pas lajmit për aksidentin tragjik me aeroplan.

“Me keqardhje e pranova lajmin për aksidentin me aeroplan të ‘Boing 737’ ukrainas që ka ndodhur në afërsi të aeroportit të Teheranit dhe në të cilin e humbën jetën më shumë se 170 persona. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllim të sinqertë deri tek Ju, deri tek populli ukrainas dhe deri tek familjet e viktimave”, thuhet në telegramin e dërguar nga kryeministri teknik Spasovski deri tek kryeministri ukrainas, Oleksiy Honcharuk.


Ndryshe, para disa ditëve një aeroplan Boeing-737 ukrainas me më shumë se 170 pasagjerë është rrëzuar në Iran./Telegrafi/