Reperi i njohur shqiptar, Sparksi, ka publikuar projektin e ri muzikor.

"Buzët më ishin tharë" mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Ndërkohë, ky është versioni i ri i projektit me të njëjtin titull të Eranda Libohovës, që u cilësua hit ndër vite.

Screenshot 3 17 Sparksi (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar vet reperi, kurse për producimin është përkujdesur Rzon.

Ky videoklip atraktiv i realizuar në kohën e tanishme i është besuar "Sekuencë".

Kënga tashmë gjendet në platformën digjitale, YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku. /Telegrafi/