LAJMI I FUNDIT:

SPAR Kosova hap pikën e 5-të!

SPAR Kosova hap pikën e 5-të!

SPAR një emër i njohur ndërkombëtarisht, prezent në më shumë se 48 shtete të botës, me përvojë dhe traditë 90 vjeçare është pjesë e tregut Kosovar nga viti 2019. Cilësia e produkteve të SPAR, asortimani unik, siguria në produkte, përkrahja ndaj prodhimeve vendore, kontributi në komunitet dhe eksperienca që ofron në blerje, është arsyeja e afërsisë së klientëve dhe besnikëria e tyre ndaj kompanisë.

Me datën 1 mars 2022, SPAR Kosova, hapi supermarketin e ri në lagjen Arbëria (në afërsi të Ambasadës Amerikane në Prishtinë) me një hapësirë mbi 1600 m2, mbi 40 vende të reja të punës si dhe me një gamë më të gjerë të produkteve të shëndetshme, duke filluar nga ushqimet ae freskëta, pjekurinat, pijet, frutat dhe perimet, ushqimet pa gluten dhe pa GMO e deri tek mishi, peshku dhe produktet delikatese (djathra të ndryshme, ullinjë dhe të tjera).

Pika SPAR në lagjen Arbëria është pika më e madhe e SPAR në Kosovë me mbi 10.000 artikuj prezent dhe me një dizajn unik sipas standardeve ndërkombëtare të dizajnuar nga selia qendrore e SPAR. Përveç gamës së gjërë të produkteve, freskisë dhe ofertave me çmimet më të mira në treg, supermarketi i ri SPAR ofron edhe ushqime të gatshme, ambient modern për kafe si dhe shërbime financiare përmes Moneta – Money Gram.

Drejtori Ekzekutiv i SPAR Kosova – Agon Gashi u shpreh që hapja e kësaj pike, shënon suksesin e radhës të një ekipi profesional, të udhëhequr me vlera dhe vizion të dëshmuar ndër vite.

Nga sot, mezi presim t’ju takojmë çdo ditë në pikën tonë të re, me një ekip që do të jenë gjithmonë të gatshëm për t’ju shërbyer. Kombinimi i praktikave ndërkombëtare si dhe njohuritë vendore, së bashku me vlerat e menaxhimit e bëjnë supermarketin SPAR më të veçantë.


Ne në SPAR besojmë që së bashku jemi më të mirë.  

Rreth SPAR Kosova

SPAR operon ne Kosovë nga viti 2019, dhe aktualisht është prezente në Prishtinë në këto adresa: Rruga C, Taslixhe, Swiss Mall (tek rrethi i Çagllavicës) dhe lagjen Arbëria si dhe në Ferizaj: rr.Gjergj Sereqi.

Nga viti 2021, SPAR Kosova udhëhiqet nga menaxhmenti i ri i Grupit Meridian dhe është në pronësi të plotë të familjes Gashi. Grupi Meridian numëron mbi 1,000 punëtorë në gjithë Kosovën dhe vazhdon të jetë njëra ndër korporatat kryesore sa i përket kontributit në zhvillimin e komunitetit.

SPAR Kosova vazhdon të mbetet ambasador i produkteve të freskëta, zgjedhjeve të shumta, shërbimit cilësor, gamës së gjerë të ofertave promovuese, çmimeve konkurruese si dhe sigurimi i një vlerë të pabesueshme gjatë eksperiencës në blerje.



Ju mirëpresim!

Artikull i sponzorizuar