LAJMI I FUNDIT:

Spanjën e pret skenari i Jugosllavisë, ndarja e Katalonisë është vetëm fillimi

Spanjën e pret skenari i Jugosllavisë, ndarja e Katalonisë është vetëm fillimi

Përkrahësit e pavarësisë së Katalonisë tashmë u kanë bërë thirrje shërbyesve civilë të mos u zbatojnë urdhrat e qeverisë spanjolle, por të përgjigjen me rezistencë paqësore.

Me thirrjen që u është bërë qytetarëve, po u kërkohet mos dëgjueshmëri qytetare për të mbrojtur ndërtesat e institucioneve katalonase nga qeveria spanjolle.


Dyshohet se për shkak të këtij skenari në rrugët e Katalonsë mund të zbarkojë policia spanjolle, madje edhe ushtria, përcjell GazetaMetro.net

Analistja politike dhe ushtarake, Sara Plana, ka thënë së fundmi se pavarësia e Katalonisë do të “zbulonte brishtësinë e menaxhimit nga spanjollët, dhe shteti do të ishte i gatshëm të hyj në luftë për ta mbajtur “.

Madje ajo e krahason situatë me Jugosllavinë e dikurshme.

“Në atë që do të ishte paralelja më alarmante – me Jugosllavinë, shumë popuj në Spanjë kanë synime separatiste, e Katalonia e pavarur do të mund të ishte vetëm një nga shumë domino që do të bien”, ka thënë ajo.

Sipas masave që tashmë kanë hyrë në fuqi, policia regjionale e Katalonisë do të jetë nën kontrollin direkt të Madridit. Çdokush që do të emërohet në pozitën ministrit të regjional të punëve të brendshme, “do t’u jap pjesëtarëve të policisë katalonase urdhra direkt që duhet zbatuar”.

Sipas dokumentit, nëse është e nevojshme, pjesëtarët e policisë katalonase mund të zëvendësohen me forca kombëtare të sigurisë.

Tani Madridi kërkon të marrë nën kontroll të plotë financat e tërë rajonit, duke përfshirë këtu edhe tatimet dhe buxhetin.

Qeveria spanjolle tashmë kontrollon edhe televizionet lokale dhe shërbimet digjitale, ndërsa drejtuesit e mediave publike mund të përjashtohen nga puna. Qeveria dëshiron të sigurojë “transmetimin e informacioneve të vërteta, objektive e të balancuara që respektojnë pluralizmin politik, social e kulturor”.

Në trend Botë

Më shumë
Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e

Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e "ligjit të Rusisë"

Botë
Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Kalo në kategori