Spanja po rihap kufijtë e saj për vizitorët ndërkombëtarë të vaksinuar, duke shpresuar të ringjallë sektorin e turizmit.

Gjithashtu, vendi do të lejojë edhe anijet e lundrimit në portet e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më parë Spanja lejonte vetëm vizitorët nga vendet e BE-së me një test negativ të COVID-19, 72 orëve para hyrjes në vend, ndërsa, tani turistët mund të hyjnë me një test serologjik.

Por tre vendet kryesore që vizitojnë këtë vend, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania nuk e kanë hequr ende atë nga lista e vendeve në rrezik, që do të thotë që çdo pushues do të duhet të bëjë karantinë kur të kthehet.

Aeroporti në Malaga pret rreth 20 fluturime vetëm të hënën në mëngjes, nga vendet përreth Evropës si Berlini, Lille, Frankfurti dhe Londra. /Telegrafi/