LAJMI I FUNDIT:

Spanja pritet të rrisë pagën minimale me 22%

Spanja pritet të rrisë pagën minimale me 22%

Qeveria spanjolle është gati të pajtohet me një rritje prej 22 për qind të pagës minimale kombëtare javën e ardhshme, e cila kjo ka për qëllim që të lehtësojë tensionet midis Madridit dhe Barcelonës.

Kryeministri Pedro Sanchez do të zhvillojë një takim të kabinetit në kryeqytetin katalanas javën e ardhshme, në të cilin rritja mund të kalojë vlerën e 900 euro në muaj. Madje kjo rritje e pagës minimale në Spanjë do të jetë rritja më e madhe, duke ia kaluar kështu edhe shtetit fqinj Portugalisë, i cili ka një pagë minimale prej 795 euro, nëse kjo mund të përshtatet me koston e jetesës.

Sidoqoftë, Spanja do të mbetet në një farë mënyre nga Britania e Madhe, ku minimumi mujor me orar të plotë është rreth 1,270 euro, duke iu referuar një baze të rregullt. Ndërsa Gjermania ka një pagë minimale prej 1,430 euro.

Shqetësimet ekonomike kanë qenë në çdo mosmarrëveshje mes Madridit dhe nacionalistëve katalanas, të cilët janë ankuar për vite me radhë se rajoni i tyre përballet me shpenzime të mëdha në zonat më të varfra të Spanjës. /Telegrafi/