LAJMI I FUNDIT:

Spanja njohu pasaportën e Kosovës, ministri spanjoll Albares: Nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston, por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj

Spanja njohu pasaportën e Kosovës, ministri spanjoll Albares: Nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston, por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj

Me hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës edhe Spanja ka dhënë qëndrimin e tyre se do ta pranojë pasaportën kosovare, dhe se qytetarët do të mund të udhëtojnë lirshëm dhe pa pengesa drejt këtij shteti.

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, në një intervistë për mediat në Spanjë, rithekson se njohja e pasaportës nuk nënkupton edhe njohjen e pavarësisë, transmeton Telegrafi.


Ministri Albares thotë se me hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën edhe Spanja duhet të përshtatet me shtetet tjera, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Edhe Spanja duhet të përshtatet ashtu si pjesa tjetër e shteteve që nuk e njohin. Prandaj, filluam të pranojmë pasaportat kosovare. Edhe një herë them se kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestat i pranojmë pasaportat e tyre”, thotë ministri derisa pyetet për çështjen e Kosovës.

Gjatë intervistës, ai deklaroi se Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duke shtuar se nuk do të jetë as pengesë për “ afrimin mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian”.

Më tej, ministri shton se nuk mund të bëjnë se nuk ekziston Kosova, pasi që është territor Brenda Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu merr pjesë në samitet e organizuara nga Bashkimi Evropian.

“Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj”, thotë ndër tjera ministri për median spanjolle El Periodico De Espana.

Ministri Albares këto deklarata mbi Kosovën i bëri derisa hedhi poshtë pretendimet e partive opozitare në Spanjë se njohja e pasaportës është si një hap afrimi mes dy shteteve.

Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.

Zyrtare, Spanja njeh pasaportën e Kosovës
Lexo po ashtu Zyrtare, Spanja njeh pasaportën e Kosovës

Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet shtetërore në Kosovë.

Ndryshe, njohjen e pasaportave të Kosovës nga shteti i Spanjës e kanë mirëpritur në Kosovë.

Liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës ka hyrë në fuqi nga data 1 janar 2024./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Lajme
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori