Spanja mposht Norvegjinë në debutimin e De la Fuente

Spanja ka shënuar fitore ndaj Norvegjisë me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.
Spanja e nisi shumë mirë ndeshjen, që ishte e para që nga largimi i Luis Enriques.
Goli erdhi që në minutën e 13-të, kur Alejandro Balde asistoi te Dani Olmo, i cili shënoi për 1-0.
Norvegjia rrezikoi me Fredrik Aursnes, por që gjuajtja e tij u ndal nga Kepa Arrizabalaga.
Në anën tjetër Spanja kishte mundësi të rriste epërsinë, por që gjuajtja e Mikel Merinos u ndalnga portieri mysafir.
Pjesa e dytë, nisi më mirë për Norvegjinë, që rrezikoi me Marcus Pedersen, por që gjuajtja u bllokua nga mbrojtësi.
Norvegjezët tentuan të barazonin sërish, kur Alexander Sorloth, kishte rast të mirë, por gjuajtja shkoi jashtë.
Spanja arriti që të sigurojë ndeshjen me Joselun që shënoi për 2-0 në minutën e 84-të.
Dy minuta më pas sërish Joselu shënoi për 3-0, duke i dhënë verdiktin kësaj përballjeje.
Një nisje e mirë për përzgjedhësin e ri Luis de la Fuente, që e mori fitoren e parë. /Telegrafi/


















































