LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Barcelona e meritoi barazimin, por ajo nuk ishte penallti

Spalletti: Barcelona e meritoi barazimin, por ajo nuk ishte penallti
(Foto: Screenshot/ESPN)

Luciano Spalletti ka pranuar se Barcelona e ka merituar barazimin ndaj Napolit në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës.

Mirëpo, trajneri i Napolit ka thënë se nuk ishte penallti momenti i prekjes së topit me dorë nga Juan Jesus.

Partenopei e nisën për mrekulli takimin në Camp Nou duke kaluar në epërsi me golin e Piotr Zielinski pas angazhimit të Eljif Elmas.


Edhe pse Blaugranët e dominuan lojën në gjysmën e dytë, nuk po arrinin të shënonin dhe e barazuan rezultatin vetëm nga penaltia, kur Jesus e preku me maja të gishtave një top të goditur nga Adama Traore në zonë.

“Me gjithë respektin, do të them se Barcelona e meritoi barazimin, por ajo penallti ishte jo-ekzistente. Nuk ndryshoi drejtimi. Nuk ia preku majat e gishtave, ia preku gishtin e vogël. Edhe krahu dukej të ishte në pozitë natyrale”.

Nuk ka fitues në Camp Nou ndërmjet Barcelonës dhe Napolit
Lexo po ashtu Nuk ka fitues në Camp Nou ndërmjet Barcelonës dhe Napolit

“Ose mbrojtësit duhet t’i mbajnë vazhdimisht duart pas shpine, gjë që jua kufizon lëvizjen gjatë vrapimit, ose nuk e di se çfarë duhet të bëjnë. Siç thashë, Barcelona e meritoi një gol të barazimit, por ajo nuk ishte penallti”, ka deklaruar Spalletti për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori