LAJMI I FUNDIT:

SPAK merr në pyetje Petro Koçin, i kërkon emrat e të dyshuarve me tenderë në Fier

SPAK merr në pyetje Petro Koçin, i kërkon emrat e të dyshuarve me tenderë në Fier

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, deputet i zgjedhur i PS në Fier, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime për akuzat e tij publike në lidhje me tenderët e fituara nga persona të inkriminuar.

SPAK nisi hetimet kryesisht pas postimit të Koçit në rrjetet sociale dy javë më parë, ku zyrtari socialist theksonte se persona të inkriminuar dhe grupe kriminale po merrnin paratë publike përmes tenderëve në qarkun e Fierit.


Prokuroria u vu në lëvizje pas këtyre deklaratave dhe pak ditë më parë ka nisur procedimin penal me verifikimet për tenderët në Qarkun e Fierit.

Rreth orës 11:00, Koçi ka hyrë në ambientet e SPAK ku mësohet se prokurorët e kanë marrë në pyetje në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit.

Mësohet se atij i janë kërkuar të dhëna konkrete dhe informacionet që ka në lidhje me tenderët ku ka pasur parregullsi apo edhe personat e inkriminuar që kanë arritur të marrin para nga buxheti i shtetit përmes këtyre procedurave. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori