LAJMI I FUNDIT:

Spahiu: Rama të mos e gënjejë popullin në 2024 për rritjen e pagave 900 euro

Spahiu: Rama të mos e gënjejë popullin në 2024 për rritjen e pagave 900 euro

Juristi Kreshnik Spahiu tha se është skeptik nëse kryeministri Rama do ta mbajë premtimin e dhënë se deri në vitin 2024 paga minimale e administratës do të jetë 900 euro.

Spahiu nënvizoi se kryeministri, si drejtuesi i një qeverie socialiste duhet të ishte kujdesur gjithashtu dhe për rritjen e pagës miniamle në sektorin privat.


“Viti i Edi Ramës është një premtim. Nuk e di nëse do ta mbajë dot, nuk dua ta paragjykoj. Nëse e mban bravo i qoftë, nëse gënjen turp i qoftë. U ka premtuar shqiptarëve se deri në 2024 pagën mesatare 900 euro.

900 euro pagë mesatare do të thotë që është sumica e shqiptarëve me këtë pagë, afro 900 mijë lekë. Janë 200 mijë persona në administratë, shumëzim me 4 pjesëtarë familje, do të thotë se janë 800 mijë persona që jetojnë me pagën e administratës.

Si një qeveri socialistësh Rama duhet të mbajë dhe premtimin për rritjen e pagës minimale në sektorin privat.

Jam skeptik që mund ta realizojë deri në 2024 dhe nëse e mban ta mbështesin, nëse nuk e mban ta braktisin, pasi qeverisja është kontratë”, tha Spahiu.

Gjithashtu Spahiu kritikoi qeverisjen për mungesën e minimumit jetik si dhe asistencën sociale në mënyrë që qytetarët në nevojë të përballojnë jetesën.

“Nuk ka një sistem social në Shqipëri. Nuk ka vendosur një sistem për të studiuar minimumin jetik. Nuk është vendosur një pagë minimale, nuk është vendosur një pension minimal, nuk ka asistencë sociale, nuk ka shtëpi që mbulohen me asistencë sociale. Këta vetëm si socialistë nuk qeverisin. Nëse do të kishte një opozitë me elementë të rinj që nuk kishin qenë në qeveri, qeveria Rama do të ishte larguar. Kjo është pjesë e dështimeve”, tu shpreh Spahiu në Euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori