LAJMI I FUNDIT:

Spahiu: Gjendje e rëndë në Gjakovë, 502 raste aktive me coronavirus

Spahiu: Gjendje e rëndë në Gjakovë, 502 raste aktive me coronavirus

Gjakova është prej komunave më të prekura me COVID-19 në javët e fundit, shkak për të cilin është vendosur në hartën e zonës së kuqe.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Afërdita Spahiu, ka thënë se në Gjakovë gjatë dy javëve të fundit ka një rritje shumë të madhe të qytetarëve të prekur me coronavirus.


“Disponimi qytetarëve pas vendosjes së këtyre masave nuk ka qenë aspak i mirë pasi bie aktiviteti i bizneseve dhe ekonomisë por sipas meje marrja e masave ka qenë e domosdoshme për të ulur numrin e të infektuarve”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Spahiu thotë se vetëm me bashkëpunim nga ana e qytetarëve mund të kalohet kjo gjendje në komunë.

“Për momentin kemi 502 raste aktive me COVID-19 që për komunën tonë janë shumë. Me respektimin e masave këtë numër mund ta ulim”.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës thotë se nga kjo komunë ka pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë.

“Çdo ditë kemi edhe mjek e infermierë të prekur me COVID-19 apo që kanë shenja e që të njëjtët detyrohen të izolohen”, shton më tej Afërdita Spahiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori