LAJMI I FUNDIT:

SpaceX realizoi me sukses ‘fluturimin më të fundit testues’ – por çfarë ndodhi me ‘pjesën kryesore të Starship’?

SpaceX realizoi me sukses ‘fluturimin më të fundit testues’ – por çfarë ndodhi me ‘pjesën kryesore të Starship’?

SpaceX nisi me sukses fluturimin më të fundit testues të Starship të dielën në mëngjes, i vlerësuar si sistemi raketor më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë.

Ky sistem thuhet se një ditë mund të përdoret për të transportuar njerëzit në Hënë dhe Mars.

Ngritja e përforcuesit të raketës Super Heavy, në krye me fluturaken Starship pa ekuipazh, ndodhi gjatë një periudhe lansimi 30-minutëshe që filloi nga objekti Starbase i SpaceX në Boca Chica, Teksas, përcjell Telegrafi.


Për herë të parë, ky mision demonstrues përfshinte një përpjekje ambicioze për të manovruar përforcuesin e raketës 71 metra në një strukturë gjigante uljeje pasi ajo dogji pjesën më të madhe të karburantit të saj dhe u shkëput nga pjesa e sipërme e Starship.

Super Heavy u “kap me sukses” nga palë masive metalike, apo “shkopinjtë robotikë”.

Ndërkohë, fluturakja e Starship vazhdoi të fluturonte vetë, duke përdorur gjashtë motorët e saj në bord, përpara se të praktikonte një manovër uljeje mbi Oqeanin Indian.

SpaceX nuk pret të rikuperojë pjesën e sipërme të saj.

SpaceX dëshiron përfundimisht të kapë edhe atë, në të njëjtën mënyrë.

Por kjo nuk ndodhi në fluturimin e pestë provë, përkundrazi ajo ra saktësisht siç ishte planifikuar në Oqeanin Indian.

Pavarësisht këtyre, qëllimi ishte të përcaktojë se si SpaceX një ditë mund të rikuperojë “përforcuesit Super Heavy” për misionet e ardhshme.

Kujtojmë se zhvillimi i Starship deri më tani është përqendruar në një seri fluturimesh provë gjithnjë e më komplekse, duke filluar në vitin 2019 me teste të shkurtra – në të cilat ngritjet u bënë fillimisht vetëm pak centimetra nga toka.

Por kohët e fundit, kompania ka kaluar drejt “lansimeve më të guximshme” të kapsulës Starship dhe përforcuesit Super Heavy.

Në fund të fundit, SpaceX planifikon që në të ardhmen të rikuperojë dhe ripërdorë si “Super Heavy” po ashtu edhe pjesën e sipërme të Starship. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 17 Pro pritet të vijë me këto 12 veçori të reja

iPhone 17 Pro pritet të vijë me këto 12 veçori të reja

Teknologji
Pse start-up i Mira Muratit po mbledh 2 miliardë dollarë – edhe pse me pak punonjës dhe ende pa asnjë produkt?

Pse start-up i Mira Muratit po mbledh 2 miliardë dollarë – edhe pse me pak punonjës dhe ende pa asnjë produkt?

Teknologji
Shefi i Apple ka një obsesion të ri - ja cila pajisje tani është prioritet i gjigantit të teknologjisë

Shefi i Apple ka një obsesion të ri - ja cila pajisje tani është prioritet i gjigantit të teknologjisë

Teknologji
Zuckerberg mbron Metën në 'gjyqin e shekullit' për monopolin e mediave sociale

Zuckerberg mbron Metën në 'gjyqin e shekullit' për monopolin e mediave sociale

Teknologji
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Hakohen vendkalimet e këmbësorëve në Kaliforni, dëgjohen mesazhe të rreme nga Musk dhe Zuckerberg

Hakohen vendkalimet e këmbësorëve në Kaliforni, dëgjohen mesazhe të rreme nga Musk dhe Zuckerberg

Teknologji
Kalo në kategori