LAJMI I FUNDIT:

SpaceX e Elon Musk fiton një kontratë prej 149 milionë dollarë për të ndërtuar satelitë për gjurmimin e raketave për Pentagonin

SpaceX e Elon Musk fiton një kontratë prej 149 milionë dollarë për të ndërtuar satelitë për gjurmimin e raketave për Pentagonin

SpaceX e Elon Musk fitoi një kontratë prej 149 milionë dollarë për të ndërtuar satelitë për gjurmimin e raketave për Pentagonin, tha të hënën Agjencia e Zhvillimit Hapësinor të SHBA (SDA), në kontratën e parë qeveritare të kompanisë për ndërtimin e satelitëve.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, SpaceX, e njohur për raketat e saj të ripërdorshme dhe kapsulat e astronautëve, po rrit prodhimin satelitor për Starlink, një plejadë në rritje e qindra satelitëve që “rrezatojnë” internetin, nga të cilët shefi ekzekutiv Elon Musk shpreson të gjenerojë mjaftueshëm të ardhura për të ndihmuar në financimin e qëllimeve ndërplanetare të SpaceX.


Sipas kontratës me SDA, SpaceX do të përdorë fabrikën e Starlinik në Redmond, Washington, për të ndërtuar katër satelitë të pajisur me një sensor të gjurmimit të raketave infra të kuqe me kënd të gjerë të furnizuar nga një nënkontraktor, tha një zyrtar i SDA.

Kompania teknologjike L3 Harris Technologies Inc., ish Harris Corporation, mori 193 milionë dollarë për të ndërtuar katër satelitë të tjerë.

Të dy kompanitë pritet të dorëzojnë satelitët për lëshim në vjeshtë të vitit 2022.

Këto kontrata thuhet se janë pjesë e fazës së parë të SDA për të siguruar satelitë për të zbuluar dhe ndjekur raketa si raketa balistike ndërkontinentale (ICBM), të cilat mund të udhëtojnë në distanca të gjata dhe janë sfiduese për tu gjurmuar dhe përgjuar. /Telegrafi/