Southampton dhe Manchester Unitedi i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Djajtë e Kuq ishin ata të parët që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Daniel James në minutën e dhjetë, pas asistimit që pranoi nga Scott Mctominay.


Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Unitedit, ndërsa në të dytën vendasit kishin një tjetër fytyrë.

GettyImages 1171315965 Southampton vs Manchester United (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Southamptoni arriti që ta barazonte rezultatin me anë të Jannik Vestergaard (58’), nga shërbimi që iu bë prej Kevin Danson.

GettyImages 1171306860 Southampton vs Manchester United (Foto: Steve Bardens/Getty Images/Guliver)

Vendasit ishin tejet e pafat në minutën e 73’-të, pasi Danso që asitoi te goli i barazimit u përjashtua nga loja, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në ndeshje.

Pas xhiros së katërt, Manchester Unitedi ka arkëtuar pesë pikë, ndërsa në javën e pestë do të përballet me Leicesterin në ‘Old Trafford’. /Telegrafi/

https://twitter.com/ManUnitedZone_/status/1167777027740590080

telegrafi sport app