LAJMI I FUNDIT:

Sot zyrtarisht fillon kampanja e promovimeve të kafes Instant nga “Princ”

Sot zyrtarisht fillon kampanja e promovimeve të kafes Instant nga “Princ”

Njëra nga kompanitë më të mëdha në prodhimin e produketeve vendore “Devolli Corporation”, në vazhdën e risive që po i sjellë në sektorin e produkteve të kafesë “Princ”, ka zgjeruar asortimanin edhe me kafenë Instant.

Me instalimin e teknologjisë më moderne në këtë fushë, ka filluar prodhimi dhe plasimi në treg i mbi 20 produkteve të reja me brendin më të njohur Kosovar “Princ”.

DSC_0091

Kjo linjë e prodhimit është e vetmja e këtij lloji në Kosovë, dhe më modernja në shtetet e regjionit.

DSC_0121

Në promovimin e produkteve te reja kompania ka angazhuar, njërin ndër artistët më aktraktiv shqiptar, reperin Ledri Vula, që të jetë imazhi i këtij brendi.
“Devolli Corporation”, rrjedhimisht “Princ”, i uron Ledrit mirëseardhje në familjen e madhe të kësaj kompanie, duke uruar që ky bashkëpunim të jetë frytdhënës dhe afatgjatë. /Telegrafi/