LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon seanca kundër Grujovskit, mund të gjykohet në mungesë

Sot vazhdon seanca kundër Grujovskit, mund të gjykohet në mungesë

Pas dy muaj e gjysmë pasi ishte shtyrë seanca e parë, sot do të vazhdojë seancë tjetër për rastin “Fortesa 2”, në të cilën i dyshuari i parë është Goran Grujovski, i cili tashmë ndodhet në arrati.

Në seancën e kaluar avokatët e mbrojtes Ljupço Shvrgovski dhe Mile Petrovski, kërkuan më shumë kohë për përgatitje të mbrojtes. Ndërsa gjykatësja, Lidija Petrovska, atëherë deklaroi se gjykata nuk ka marrë dëshmi për arritjen e ftesave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në rastin “Fortesa 2”, i dyshuari i parë është ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski dhe gjashtë zyrtarë tjerë të DSK-së.

Të akuzuarit në “Fortesa 2” ngarkohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shkatërrim të dokumenteve lidhur me përgjimet e paligjshme./Telegrafi/