LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të katërt ndaj Salih Mustafës në Hagë

Vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të katërt ndaj Salih Mustafës në Hagë

Edhe sot në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali”.

Sipas njoftimit të gjykatës, procesi gjyqësor ndaj Mustafës ka nisur në ora 09:30 dhe do të zgjasë deri në orën 16.00.


Më 5 tetor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në seancën e javës së kaluar, dëshmitari gjatë deklarimit të tij, ka thënë se pasojat e asaj që i ka përjetuar gjatë luftës, vazhdon t’i ketë edhe sot.

Ndërkaq aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt, njofton Telegrafi.

Për informata të përditsuara në rasin e ish-krerëve të UÇK-së, mund të klikoni KËTU.