LAJMI I FUNDIT:

Sot shpallet aktgjykimi për rrahjen e deputetëve

Sot shpallet aktgjykimi për rrahjen e deputetëve

Gjykata Themelore sot rreth orës 14:30, pritet të shpall aktgjykimin për përleshjen e deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes.

Deputetët Visar Ymeri, Rexhep Selimi dhe ish-deputeti, Florin Krasniqi bashkë me shoferin Besart Bujupi akuzohen për fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.


Incidenti kishte ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë një pauze pas një debati në Kuvendin e Kosovës.

Procedura ndaj Florin Krasniqit është veçuar për shkak të mospranisë së tij të vazhdueshme në seanca gjyqësore pasi që jeton në Amerikë.