LAJMI I FUNDIT:

Sot shënohet Dita botërore e të pastrehëve

Sot shënohet Dita botërore e të pastrehëve

Me rastin e Ditës botërore të të pastrehëve sot në punktin e të pastrehëve në ‘Momin Potok 1’ shfrytëzuesit e shërbimeve do të marrin nga një drekë që është donacion i personave privat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga “Kryqi i kuq” në Shkup informojnë se personat që do të marrin pjesë në përgatitjen e ushqimit në këtë kohë të ftohtë do të jenë të siguruar me xhempera.


Në punktin e Momin Potok, që funksionon 8 vite, çdo të premte dhe të hënë të pastrehët marrin shërbime higjienike, rroba të pastërta, mundësi të lajnë rrobat e vjetra, ushqim, kontrollime nga mjeku, medikamente pa para sipas nevojës dhe mbështetje psiko-sociale.

Nga ky punkt nevojtarët çdo dimër marrin veshje të ngrohta, këpucë, batanije dhe sipas nevojës hapet edhe para kohe. /Telegrafi/