LAJMI I FUNDIT:

Sot seanca kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes

Sot seanca kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli do të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 22 nëntor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut .


Pasi nuk  e arsyetuan mungesën e tyre, gjyqtari Kalludra lëshoi urdhër arrest ndaj tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetët u liruan vetëm 48 orë pasi ju caktua paraburgimi ndërsa më 27 nëntor u arrestuan përsëri pasi morën pjesë në festimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me post që i dhanë fitoren kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve të përgjithshme për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër të Vetëvendosjes.

Të akuzuarit ishin  arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015. Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Elfije Boletini
Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Politikë
Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Politikë
Kalo në kategori