LAJMI I FUNDIT:

Sot rifillon puna në ‘Ferronikel’

Sot rifillon puna në ‘Ferronikel’

Njoftimi, që thuhet të jetë i menaxhmentit të “Ferronikelit”, se prodhimi në gjigantin kosovar do të kthehet të hënën ka gëzuar tej mase punëtorët, të cilët ka gjashtë muaj që rrinë në shtëpi, pasi që prodhimi është ndërprerë. Përgatitjet për kthimin në prodhim të “Ferronikelit” tashmë kanë përfunduar, por nuk dihet akoma nëse vërtet prodhimi do të rifillojë të hënën.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit” Fehmi Nika ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se prodhimi do të rifillojë të hënën.

“Prodhimi në ‘Ferronikel’ do të rifillojë të hënën, pasi që kam marrë edhe njoftim zyrtar. /Telegrafi/Zëri/