LAJMI I FUNDIT:

Sot protestojnë punëtorët e aeroportit “Adem Jashari”

Sot protestojnë punëtorët e aeroportit “Adem Jashari”

Sot prej orës 08:00 punëtorët e e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të mbajnë protestë njëorëshe në kërkim të realizimit të të drejtave të tyre.

Para dy ditësh, sindikata e pavarur e këtij aeroporti përmes një konference për media shprehu shqetësimet e tyre për padrejtësitë që po u bëhn nga menaxhmenti i këtij aeroporti.

Kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi deklaroi se se me ardhjen e turqve në krye të aeroportit të Prishtinës” Adem Jashari” është shuar zëri sindikal. Ai tha se ndonëse kërkesat e tyre u kanë dërguar menaxhmentit të LIMAK ata kanë hasur në vesh të shurdhër.

Ndër kërkesat e tyre ai ka përmendur kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.

Latifi tha se krahas shkeljeve të shumta që po u bëhen punëtorëve të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, LIMAK për gabimin më të vogël po dënon punëtorët deri në 16 mijë euro. /KP/