LAJMI I FUNDIT:

Sot promovohet Strategjia për arsim e Maqedonisë, për vitin 2018-2025

Sot promovohet Strategjia për arsim e Maqedonisë, për vitin 2018-2025

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot do ta promovojë Strategjinë për arsim të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018-2025 dhe planin e saj veprues. Në promovim, siç është paralajmëruar, fjalime do të mbajnë euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska.

Strategjia, siç informojnë nga MASH-i, është përpiluar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, përmes realizimit të projektit IPA “Ndihmë teknike për përpilimin e Strategjisë gjithëpërfshirëse për arsim 2016 – 2020 në suaza të Programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore 2007-2013”.


Versioni i punës nga dokumenti strategjik është diskutuar në Komisionin kuvendor për arsim, shkencë dhe sport, në nëntor të vitit 2017.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Strategjinë për arsim 2018 – 2025 me Planin veprues më 31 janar të vitit 2018./AIM/