LAJMI I FUNDIT:

Sot premiera e baletit, “Pushimi i kalorësve”

Sot premiera e baletit, “Pushimi i kalorësve”

Sonte do të jepet premiera e shfaqjes “Pushimi i kalorësve”, me koreografi nga Natalia Osipova. Kjo shfaqje do të shënojë premierën e parë të Baletit Kombëtar të Kosovës për vitin 2020.

Osipova që ka realizuar edhe shfaqje të tjera në Kosovë, tha se beson se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Baletin Kombëtar të Kosovës. Ndërsa, Kreshnik Musolli, ushtrues detyre i drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, ka thënë se është bërë një punë e madhe për një kohë shumë të shkurtër.


“Është balet klasik i zhanrit komedi. Është bërë një punë shumë e madhe, për 21 ditë total; një punë shumë e palodhshme prej anës së balerinëve e prej anës së koreografes”, ka thënë ai.

“Pushimi i kalorësve” do ta vihet në skenë sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës në orën 20:00, ndërsa reprizën e parë do ta ketë më 6 mars.

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
BIR

BIR

Poezi
PIÇULAT

PIÇULAT

Poezi
N. Y.

N. Y.

Poezi
Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Kulture
Kalo në kategori