Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.
Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 11:00 deri në ora 17:30 në kinemanë në Prishtinë, ndërsa deri në ora 19:45 në kinemanë në Prishtinë.
Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:
Në vitet 1980 aventura e rradhës e Wonder Woman e gjen atë përballë dy armiqve të rinj: Max Lord dhe Cheetah. Në film, rikthehet në rolin e saj aktorja e njohur Gal Gadot, ndërsa përveç saj, në film luajnë aktorët e famshëm si Kristen Wiig, Robin Wright, Pedro Pascal, ndërsa si regjisore e filmit rikthehet Patty Jenkins, të cilën po e ndjek suksesi që kur filmi i parë i Wonder Woman entuziazmoi fansat.
Alisa tetë vjeçare dhe vëllai i saj djallëzor Peter udhëtuan për në Londër për të shitur një trashëgimi të çmuar. Duke u kthyer në shtëpi, Alisa kërkon strehim të përkohshëm në një vrimë magjike të lepurit, ndërsa Peter hyn në një fushë magjike si udhëheqës i djemve të humbur. Në këtë film luajnë aktorë të njohur si Angelina Jolie si dhe Michael Caine e Chiwetel Ejiofor.
Një grua pasi rikthehet nga lufta nis të punojë si portiere për një familje në New York. Një bandë hajdutësh planifikojnë ta grabisin këtë familje dhe ajo është e vetmja që do mund t'i shpëtojë. Në këtë film, një nga rolet kryesore luhet edhe nga aktori i njohur francez, Jean Reno.
Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqet edhe komedia 10 Days without Mom, The War with Grandpa, super-thrilleri Cross the Line, ndërsa nga filmat familjarë po shfaqen ende The Elfkins, Trolls World Tour.
Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren me orarin e ri, tashmë nis punën nga ora 11:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu.























































