LAJMI I FUNDIT:

Sot nuk do të ketë seancë të Kuvendit të Maqedonisë

Sot nuk do të ketë seancë të Kuvendit të Maqedonisë

Pas dorëzimit të iniciativës me 67 nënshkrime nga ana e LSDM-së për rinisjen e punës së seancës konstituive të Kuvendit të Maqedonisë, janë prononcuar edhe nga Kuvendi i Maqedonisë për gazetën ditore Veçer që kanë thënë se nuk ka ndonjë mundësi që të caktohet seancë për sot, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sot pritet vetëm që të prononcohet kryetari aktual i Kuvendit, Trajko Veljanoski i cili do të jep një përgjigje rreth kërkesës së LSDM-së.


Ka mundësi që seancë të ketë gjatë fundjavës por çdo gjë mbetet në duart e Veljanoskit.

Nga ana tjetër, nga OBRM-PDUKM thonë se nuk do të pengojnë punën e Kuvendit por vetëm krejt duhet të shkojë sipas rregullores së punës ku së pari duhet të zgjidhet komisioni për zgjedhje dhe emërime.

Në këtë komision anëtarë duhet të kenë: LSDM dhe OBRM-PDUKM duhet të kenë nga 5 anëtarë, BDI duhet të ketë 2 ndërsa Lvëvizja Besa duhet të ketë 1 deputet. /Telegrafi/