LAJMI I FUNDIT:

Sot ngrohtë, nga nesër me shi

Sot ngrohtë, nga nesër me shi

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, kurse të enjten do të ketë rënie temperaturash dhe reshje shiu.

Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës, të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.


Të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/