LAJMI I FUNDIT:

Sot në www.amazon.com mund ta gjeni falas librin “SUKSESI NË SHITJE – Jeta është Shitje” i autorit Denis Gafuri, tani edhe në gjuhën angleze

Sot në www.amazon.com mund ta gjeni falas librin “SUKSESI NË SHITJE – Jeta është Shitje” i autorit Denis Gafuri, tani edhe në gjuhën angleze

Sot (e shtunë) në www.amazon.com mund ta gjeni falas librin “SUKSESI NË SHITJE – Jeta është Shitje” i autorit Denis Gafuri, tani edhe në gjuhën angleze.

Trajneri i mirënjohur i shitjes, Denis Gafuri ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij dhe dashamirët e shitjes se libri i tij “SUKSESI NE SHITJE – Jeta është Shitje” sot mund të shkarkohet falas nga nga platforma amazon.com.


Njoftimi nga ana e Denis Gafurit

Të dashur miq, Zonja dhe Zotëri,

Jam i entuziazmuar t’ju informoj se libri im “SUKSESI NË SHITJE – Jeta është Shije” ne gjuhën angleze tani është në dispozicion në www.amazon.com.

Deri më tani kam pasur një reagim të mrekullueshëm nga lexuesit për përmbajtjen e librit që ishte i dobishëm për biznes dhe në jetën tyre të përditshme.

E falënderoj babain tim Nazmi Gafuri, ish-profesorin e çmuar të Gjimnazit në Pejë, për ndihmën dhe përkushtimin e përkthimit të librit “SUKSESI NE SHITJE – Jeta është Shitje”  në gjuhën angleze, poashtu edhe djalin tim Veron Gafuri për përkrahje morale.

Denis Gafuri së bashku me babanë dhe djalin e tij

Sot është falas (GRATIS) në promovim dhe kam dëshirë që ju ta shkarkoni që të mund ta lexoni dhe shkruani përshtypjet tuaja për librin dhe në këtë mënyrë, ju do të më ndihmoni në shitje të mëtejshme.

Mund ta referoheni të njëjtën gjë edhe për të gjithë miqtë tuaj.

Kënaquni me leximin dhe besoj fuqimisht se ju mund të mësoni shumë udhëzime të thjeshta të dobishme për shitje dhe komunikimin në biznesin tuaj.

Sinqerisht,

Denis Gafuri

Për ta shkarkuar librin falas klikoni menjëherë në linkun më poshtë: