Sot në Shkup duhet të vazhdojë procesi gjyqësor ”Fortesa 2”


Në Gjykatën themelore Shkupi 1 sot do të vazhdojë procesi gjyqësor i Prokurorisë Speciale Publike, i njohur si ”Fortesa 2”, që ka të bëjë me shkatërrimin e dokumentacioneve për blerjen e pajisjeve për përgjime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
PSP-ja ka marrë leje nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, shtatë të punësuar të cilët janë të akuzuar në këtë lëndë. Gjykata e obligoi PSP-në që të sigurojë deklasifikim të dëshmive./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































