LAJMI I FUNDIT:

Sot, mot me diell

Sot, mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot me diell dhe herë-herë me vranësira të cilat kanë mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët.


Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta.

Sa i përket temperaturave ekstreme, ato do të jenë tipike pranverore, duke regjistruar minimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa vlerat e maksimaleve parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/