LAJMI I FUNDIT:

Sot merret vendimi për rastin “Titanik 2”

Sot merret vendimi për rastin “Titanik 2”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të publikohet aktgjykimi për rastin “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Në rastin “Titanik 2” të PSP-së të akuzuar janë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.


Rastin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrojtja në fjalët përfundimtare ka kërkuar aktgjykim shfajësues për gjithë të akuzuarit, duke theksuar se Prokuroria nuk ka dhënë prova me të cilën vërtetohet vepra për të cilën ngarkohen. Avokatët mbrojtës kanë pasur vërejtje edhe në besueshmërinë e audio incizimeve që siç thanë, “janë përfituar jo ligjërisht”. Kanë thënë se akuza është ngritur nga paditësi i paautorizuar, pra është pas skadimit trë periudhës prej 18 muajsh, e caktuar sipas akuzës së PSP-së.

Sipas PSP-së, Mijallkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së e ka shfrytëzuar ndikimin e tij real dhe përmes Menduh Thaçit ka dakorduar të miratohen ankesat për rivotimin në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale 2013.

Anulimi i votimit, sipas Fetait është përllogaritje ekzakte e OBRM-PDUKM-së se sa nevojitet që kandidati i tyre të mund të shkojë në rrethin e dytë, derisa Thaçi edhe pse nuk ka pasur të drejtë ligjore e ka bindur Bedredin Ibraimin të pranojë mendimin e tij dhe të votojë për ankesat e OBRM-PDUKM-së, ndërsa për kthim siç tha Fetai, anëtarët e KSHZ-së nga OBRM-PDUKM duhej të votonin për ankesat e PDSH-së në Çair.

Të akuzuarit e tjerë, anëtarë të KSHZ-së, sipas PSP-së e kanë keqpërdorë detyrën zyrtare dhe nuk kanë qenë në funksion të Kodit Zgjedhor, por të interesave partiake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori