LAJMI I FUNDIT:

Sot konstituohet Komisioni Hetimor për energjinë i propozuar nga pozita

Sot konstituohet Komisioni Hetimor për energjinë i propozuar nga pozita
Foto: Arkiv

Gjatë seancës së 5 majit, mes mospajtimeve e debateve të ashpra, Kuvendi formoi dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike.

Ndërkaq, sot pritet të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.


Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Ndryshe, debati për energjinë elektrike në Kosovë ka nisur që nga fundi i vitit të kaluar, kur Kosova u përball me reduktime të rrymës, për shkak të një krize globale të energjisë.

Situata më pas u përkeqësua, për shkak se Kosova nuk mund të mbulonte nevojat e saj me kapacitetet prodhuese të KEK-ut.

KEK në atë periudhë prodhonte deri në 600 megavatë rrymë në orë, ndërkaq konsumi kishte arritur derë në 1,400 megavatë./Telegrafi/