LAJMI I FUNDIT:

Sot gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë, në finale mund ti kemi dy skuadrat shqiptare

Sot gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë, në finale mund ti kemi dy skuadrat shqiptare

Pasditja e kësaj të mërkure do të sjell dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Finalistët do të mësohen sot, ku mund të kemi finale shqiptare, ndërmjet Shkupit dhe Voskës.


Bardhekaltërit nga Çairi, takimin e sotëm e luajnë në Kavadar kundër Tikveshit. Përballja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e zhvilluar në  Çair u mbyll me barazim pa gola.

“Para së gjithash ne si lojtarë jemi gati në aspektin psikik, pasi kjo është gjëja e parë që na është thënë nga stafi i trajnerëve gjatë stërvitjeve. E dimë se sa rëndësi ka kjo ndeshje për të gjithë ne si dhe për tifozët tanë që janë gjithmonë me ne. Të gjithë e dimë se për gati 20 vjet nuk kemi arritur në finalet e kupës së Maqedonisë dhe duhet ta fitojmë atë, kështu që të sot ky është qëllimi ynë i vetëm dhe nuk na intereson shumë se kush është kundërshtari. Respektojmë edhe kundërshtarin, i cili jo rastësisht ka arritur deri këtu, por është koha që ne si Shkupi të shkruajmë histori për klubin. Ky është qëllimi ynë për ndeshjen gjysmëfinale”, ka thënë Abdul Rwatubyaye nga radhët e Shkupit para sfidës me Tikveshin.

Ndërkohë më afër finales së madhe është Voska Sport. Skuadra shqiptare nga Ohri, sot do të luaj në kryeqytet ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, në të cilën ka avantazh prej dy golave nga ndeshja e parë.

“Fillimisht, jam shumë i lumtur që mund të rikthehem në lojë pas një periudhe rikuperimi nga lëndimi. Shpresoj të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme në lojë. Në lidhje me ndeshjen gjysmëfinale do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme si për klubin, por edhe për ne futbollistët, pasi kemi mundësinë të shkruajmë emrat tanë në historinë e klubit, duke arritur në finalen e Kupës. Ne e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi 100% të përqendruar dhe të fokusuar në lojë për të mos lejuar befasi dhe të sigurojmë finalen e madhe”, ka thënë Andre Leao nga tabori i Voska Sport.

Të dyja ndeshjet Tikveshi – Shkupi dhe Makedonija Gjp – Voska Sport do të luhen sot pasdite, duke nisur nga ora 15:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori