LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon procedura për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri

Sot fillon procedura për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri

Qeveria e Maqedonisë sot në seancë të rregullt do t’i propozojë Kuvendit ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit të ri publik.

Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, të premten në konferencë për shtyp njoftoi se Qeveria në seancë do ta vendosë në rend dite propozim-përfundimin, me të cilin do t’i propozojë Kuvendit të shpall konkurs për emërim të prokurorit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas nenit 41 të Ligjit për prokuror publik, Kuvendi me propozim të Qeverisë shpall emërimin e prokurorit publik në Gazetën Zyrtare, dhe së paku në dy gazeta tjera ditore, njëra prej të cilave që publikohet në gjuhën të cilën e flasin 20 për qind e qytetarëve dhe që është ndryshe nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga shpallja në Gazetën Zyrtare. Pas kësaj, gjithë biografitë e kandidatëve do të dërgohen në Këshillin e prokurorëve publik, i cili do të ketë 15 ditë afat për të dhënë mendim pozitiv ose negativ për kandidatët.

Këto mendime Këshilli do t’i dërgojë në Qeveri, e cila në seancën e ardhshme pasi të merr mendimet do të duhet ta zgjedhë një kandidat i cili ka pasur mendim pozitiv ka Këshilli.

Biografia e kandidatit të zgjedhur do të dërgohet në Kuvend me rekomandim që ai të zgjidhet kryeprokuror i ri, i cili duhet të votohet me 61 vota “për”.

Afati konkret kur do të zgjidhet prokurori i ri akoma nuk dihet, pasi për shkak të nenit 8 të Ligjit Zgjedhor pasi të nënshkruhen zgjedhjet nuk mund të fillohet procedurë për emërimin e funksionarëve të rinj, ndërsa procedurat e filluara pezullohen./Telegrafi/