LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon festivali “Anibar” – transmetohet LIVE në rrjete sociale

Sot fillon festivali “Anibar” – transmetohet LIVE në rrjete sociale

Sot (17.08.2020) fillon Festivali Anibar dhe do të transmetohet LIVE në KTV – Kohavision duke filluar nga ora 19:45 si dhe live në rrjetet sociale të Anibar.

Në pamundësi që festivali të organizohet fizikisht si çdo herë tjetër, për shkak të pandemisë COVID-19, kësaj radhe i gjithë festivali do të mbahet online.


Filmat të cilët në edicionet e kaluara u shfaqën në kinematë në Pejë, kësaj radhe do të shfaqen përmes platformës virtuale dhe do të jenë të qasshëm për dy javë duke filluar nga sot.

Kurse, prezantimet dhe panelet do të mbahen përmes platformës ZOOM dhe LIVE në rrjetet sociale.

Festivalin “Anibar” mund ta ndiqni në Facebook dhe Instagram që të njoftoheni më shumë për aktivitetet që do të mbahen gjatë këtyre ditëve dhe të shihni programin për edicionin e 11-të.
Sot fillon festivali “Anibar” – transmetohet LIVE në rrjete sociale