LAJMI I FUNDIT:

Sot është ekzekutuar edhe pjesa e dytë prej 170 eurove për 53 mijë përfitues

Sot është ekzekutuar edhe pjesa e dytë prej 170 eurove për 53 mijë përfitues

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot është ekzekutuar edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a për 53 mijë e 248 përfitues.

Hoti ka thënë se këto pagesa kapin shumën totale prej 9.5 milionë euro.


“Të nderuar qytetarë, Ministria e Financave njofton se sot, deri në ora 13:00 është ekzekutuar edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a, për 53,248 përfitues me shumë totale 9,5 mil €.

Stafi i Ministrisë së Financave është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin e masës 8”, ka shkruar Hoti në Facebook

Ekzekutimin e këtyre mjeteve e ka bërë të ditur dhe ministrja e Financave Hykmete Bajrami poashtu përmes një postimi në Facebook. /Telegrafi/