LAJMI I FUNDIT:

Sot duke filluar nga ora 19:00 hapja e Armani Exchange në Albi Mall!

Sot duke filluar nga ora 19:00 hapja e Armani Exchange në Albi Mall!

Armani Exchange mishëron frymën rinore të një brezi të ri, shfaqet me qasje të gjallë dhe urbane.

I themeluar në vitin 1991, A | X Armani Exchange vazhdon ta ruajë thelbin e kuptimit të traditës së modës me të cilat ka qenë i njohur qysh në ditët e para dhe dihet se herë pas here ka qenë provokues.

Frymëzimi kryesor për Armani Exchange vije nga eleganca dhe kultura e rrugës, nga muzika dhe vallëzimi.

Viti pas viti A | X ka evoluar me tendencat e fundit të jetesës dhe mënyrat e shprehjes, duke u bërë gjithnjë e më global.

Sot Armani Exchange është simbol i një “stili të qytetit”, ku shpirti modern, krijues i të rinjëve metropolitanë takohen me dhunti dhe kreativitet.

Të gjithë të apasionuarit pas modës mund të bëhen pjesë e hapjes sot nga ora 19:00. /Telegrafi/