LAJMI I FUNDIT:

Sot dorëzohet ankesa në Kushtetuese për votat e “Romani Iniciativa”

Sot dorëzohet ankesa në Kushtetuese për votat e “Romani Iniciativa”
Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka njoftuar se sot do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të vazhdojnë të kërkojnë realizimin e plotë të të drejtës së tyre, siç ka thënë ai të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Berisha ka njoftuar se përmes Gjykatës Kushtetuese synojnë rikthimin e mandatit në Kuvendin e Kosovës të humbur padrejtësisht për komunitetin egjiptian, një e drejtë legjitime e përcaktuar nga vota e komunitetit egjiptian dhe ligjeve në fuqi.

“Po ashtu ankesën tonë në të njëjtën ditë rreth orës 13:30 do e deponojmë në zyrën e Avokatit të Popullit ku bazuar edhe në mandatin e tij do të kërkojmë identifikimin veprimeve diskriminuese dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë dhe pas procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 14 shkurtit”, ka njoftuar Berisha.