Sot, Dita Ndёrkombёtare e Shёndetit Oral – 10 vite nga promovimi i kёngёs “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Në Ditën ndërkombëtare të shëndetit oral, Xheladin Ujkani, dentist i fëmijëve dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ju bënë thirrje institucioneve qendrore e lokale për investime nё edukim dhe promovim tё shëndetit tё dhëmbëve tek fëmijët
Ky është viti i trembëdhjetë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”.
Sot janё bёrё 10 vite nga promovimi i kёngёs “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”. Muzika ka qenë në autorësi të këngëtares Rona Nishliu, me tekst të dy mësimdhënësve, Maliqe Mulolli–Jahmurataj dhe Abdurrahman Llumnica, ndërsa ёshtё kënduar nga 10 nxënës nga qytete të ndryshme të Kosovës: Pëllumb Hajdari, Lira Sejdiu, Edrin Gashi, Jona Llonçari, Aida Hanxhiu, Njomza Krasniqi, Sara Sopjani, Tuana Krasniqi, Arila Ibrahimi dhe Art Sadiku.
Nga hulumtimet qё kemi bёrё pesё vitet e fundit, gjendja e shёndetit oral tek fёmijёt, del tё jetё tepёr shqetёsuese.
Ujkani thotё se, nё mesatare, nga hulumtimet e vitit 2023, kemi mbi tredhёmbё tё pёrhershёm tё prishur tek fёmijёt e grupmoshave 7-14 vjet e ku mosha mesatare e tyre ёshtё 9 vjet. Tek fёmijёt e grupmoshave 2.5-7 vjet, nё mesatare kemi mbi 10 dhёmbё tё qumёshtit tё prishur. Kёtu, mosha mesatare e fёmijёve ёshtё 5.3 vjet. Nga tё dhёnat e mbledhura nga tё gjithё fёmijёt, nga mosha 2.5-14 vjet, nё mesatare kanё afёr 10 dhёmbё tё qumёshtit dhe tё pёrhershёm tё prishur, ndёrsa nё mars tё vitit 2020, para fillimit tё Pandemisё, kjo mesatare ka qenё rreth 8 dhёmbё tё prishur.
Nga hulumtimet tona tё bёra nё fillim tё vitit 2020, mosha mesatare e fëmijëve që kanё vizituar për herë të parë dentistin ka rezultuar të jetë mosha pesë vjeçare, ndërsa mesatarja e dhëmbëve të prishur tek ky grup i fëmijëve është mbi dhjetë dhëmbë të prishur, ndёrsa fëmijët e moshës gjashtë-shtatë vjeçare, ku kanë dalur katër molarët e parë të përhershëm, së paku dy prej atyre dhëmbëve i kanë të prishur. Kёtё vit, pra nё vitin 2023, gjendja ёshtё pёrkeqёsuar, thotё Ujkani.
Sipas tij, shumica e kёtyre fёmijёve kanё zhvillim tё dobёt tё nofullave, kafshim jo korrekt-tё gabuar e tё cilat janё pasojё e shprehive tё dёmshme orale, si frymëmarrja me gojё, pozicioni i ulët i gjuhёs, gëlltitja e gabuar si dhe mosfunksionimi i muskujve brenda gojёs, probleme tё cilat mund dhe duhet tё korrigjohen nё mosha tё hershme.
Ky është viti i trembёdhjetë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”.
Çka kemi kёrkuar gjatё kёtyre pesё viteve tё fundit?
Xheladin Ujkani, dentist i fёmijёve, thotё se kjo gjendje e rëndë tek fëmijët ndryshon vetëm atëherë kur vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme me ligj para moshës trevjeçare, duke investuar në edukim e promovim të shëndetit oral si dhe duke zbatuar Ligjin për Sigurimin Shëndetësor, me Nr. 04/L-249, të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovë, me datën 11 prill 2014.
Është viti i pestё me radhё qё ne kёrkojmё fillimin e zbatimit tё Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, mirëpo siç duket, fatkeqësisht, edhe tek Qeveria e tanishme e Republikës së Kosovës nuk ka gatishmëri e vullnet për zbatimin e këtij ligji, tha Ujkani.
Po ashtu, sipas Ujkanit, nga Ministria e Arsimit, është kërkuar që gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, të kërkojnë nga prindërit edhe konfirmimin për gjendjen e dhëmbëve, sidomos mollarëve të parë të përhershëm të cilët fillojnë të dalin rreth moshës pesë-gjashtë vjeçare, në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit.
Ai tha se prindërit duhet t’u kushtojnë rëndësi këtyre dhëmbëve, për shkak se duke menduar se edhe këta janë dhëmbë të qumështit, te një pjesë e madhe e fëmijëve, ende pa arritur moshën shtatë-tetë vjeçare, po dëmtohen aq shumë, duke rrezikuar kështu shpesh here edhe nxjerrjen e parakohshme të tyre. Në mesatare, fëmijët e moshës gjashtë-shtatë vjeçare, ku kanë dalur katër molarët e parë të përhershëm, së paku dy prej atyre dhëmbëve i kanë të prishur.
Ujkani thotё se nga Ministria e Arsimit ka kërkuar edhe ndalimin e futjes së ushqimeve të dëmshme në objektet shkollore, sidomos ushqimeve me shumë krip, shumë sheqer dhe pijeve të gazuara. Paralel me këto vendime, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të investojnë në ndërtimin e kuzhinave në brendësi të objekteve shkollore, ku fëmijët do të kishin mundësi të ushqehen shëndetshëm. Kjo do të ndikonte në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, shëndetit të përgjithshëm por edhe në sigurinë e tyre gjatë qëndrimit në shkollë. Kjo do t’i mbronte fëmijët tanë edhe nga manipulimi i shitësve të duhanit, cigareve, por edhe nga dilerët e drogës.
Modeli i përgatitjes së ushqimit në kuzhinën qendrore për fëmijët e institucioneve publike parashkollore (kopshteve) në Prishtinë, do të mund të shërbente si model edhe për institucionet e arsimit fillor e të mesëm, përveç kryeqytetit, edhe për qytetet tjera. Kjo do të mund të ndikonte edhe angazhimin e punësimin e qindra e mijëra nënave e grave të papuna. Kjo tashmё ka filluar tё realizohet nё pesё institucione te arsimit fillor nё Prishtinё dhe ne e mirёpresim.
Për prindërit: Prindërit krahas kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të tyre për pastrimin e dhëmbëve në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës e në mbrëmje para gjumit, largimit nga ushqimet që përmbajnë shumë krip, sheqer e pijet e gazuara, t’i ushqejnë sa më shumë me produkte të qumështit, ujë, pemë e perime të freskëta, ata duhet te fillojnë përgatitjen e fëmijëve me kohë edhe për vizita tek dentistët e të cilat vizita duhet të jenë të vazhdueshme, ashtu siç janë edhe vizitat tek pediatri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria