Sot mbahet debati profesional-shkencor mes Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit dhe grupit të ekspertëve, ku do të ketë ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë – Mali i Zi.
Debati do të mbahet në salla N-409 të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 10:00. Fillimisht debati do të përshëndetet nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.
Pastaj Komisioni shtetëror për demarkacionin dhe grupit të pavarur të ekspertëve do të shpalosin argumentet dhe kundër-argumentet e tyre, për të vazhduar me debatin e pjesëmarrëseve të tjerë, ku deputetët do të kenë mundësi t’iu drejtohen me pyetje si komisionit shtetëror për Demarkacion, ashtu edhe grupit të pavarur të ekspertëve. Ndërsa, koha do të jetë e barabartë për të dyja komisionet për diskutim.
Në fund të debatit, grupet e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin dhe grupi i ekspertëve të pavarur do t’i formulojnë konkluzionet e tyre. Aty ku do të ketë pajtueshmëri do të shkohet me pajtueshmëri, ndërsa, aty ku do të ketë divergjenca do të mbetën mendime të tyre.
Ndryshe, në këtë debat do të jenë pjesëmarrës rreth 83 mysafirë, përveç 120 deputetëve të Republikës së Kosovës, në të njëjtën kohë do të jenë edhe 16 organizata joqeveritare, 28 ambasada dhe përfaqësues diplomatike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?