LAJMI I FUNDIT:

Sot afati i fundit për aplikim për subvencionimin e pajisjeve efiçiente shtëpiake

Sot afati i fundit për aplikim për subvencionimin e pajisjeve efiçiente shtëpiake

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se sot është afati i fundit për aplikim për subvencionimin e pajisjeve efiçente shtëpiake.

Ministrja ka shpërndarë edhe një herë linkun për aplikim, transmeton Telegrafi.


“Të dashur qytetarë, ju kujtojmë se sot, në orën 23:59, përfundon afati i aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçente shtëpiake me mbështetje nga European Union in Kosovo. Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467“, ka njoftuar ajo.

Kurse, sa i përket aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje, Rizvanolli bën të ditur se aplikimi është i hapur deri më 22 nëntor.

Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32/ /Telegrafi/