LAJMI I FUNDIT:

Sot 37 vite më parë plagoset Papa Gjon Pali II

Sot 37 vite më parë plagoset Papa Gjon Pali II

Pak momente fillimit të audiencës së tij të përjavshme në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Gjon Pali II, qëllohet dhe plagoset rëndë në kohën që ishte duke kaluar përmes sheshit në një makinë të hapur. Sulmuesi, 23 vjeçari turk, Mehmet Ali Agça, qëlloi katër herë, ku njëri nga plumbat goditi në bark atë dhe një tjetër e goditi në dorën e majtë.

Një plumb i tretë goditi në gjoks 60-vjeçaren amerikane Ann Odre, duke e plagosur rëndë dhe i katërti goditi në krah 21-vjeçaren xhamajkane Rose Hill. Atentatori u neutralizua më pas nga turma, deri në arrestimin e tij nga policia. Papa u dërgua me shpejtësi me ambulancë në Spitalin Gemelli të Romës, ku iu nënshtrua për më shumë se pesë orë një operacioni.

Ai qëndroi tre javë në spital, para se të shërohej plotësisht nga plagët e tij. Motivet e Agça për vrasjen e kreut të Kishës Katolike, ishin dhe mbeten ende sot enigmatike. Në vitet 1970, Agça iu bashkua me një grupimi terrorist të ekstremit të djathtë, i njohur si “Ujqërit Gri”, përcjell Telegrafi.

Grupi ishte përgjegjës për vrasjen e qindra zyrtarëve publikë, drejtuesve të sindikatave, gazetarëve dhe aktivistëve të majtë, si pjesë e misionit të tyre për të pastruar Turqinë nga elementët me ndikim të majtë. Vitet e fundit, është zbuluar se “Ujqërit Gri”, kishin lidhje të ngushta me politikanët e ekstremit të djathtë, zyrtarët e inteligjencës dhe komandantët e policisë.

Në shkurtin e vitit 1979, Abdi Ipekçi, redaktor i një gazete liberale, u vra pranë shtëpisë së tij në Stamboll. Mehmet Ali Agça, u arrestua dhe u akuzua për krimin. Ndërsa ishte në pritje të gjykimit, Agça u arratis nga një burg ushtarak në nëntorin e 1979-ës. Në qelinë e tij, ai la një letër që kishte të bënte me udhëtimin e planifikuar të Gjon Palit II në Turqi.

Në letër shkruhej se “Imperialistët perëndimorë, që kanë frikë nga uniteti i Turqisë për pushtet politik, ushtarak dhe ekonomik me vendet islamike vëllazërore, po dërgojnë komandantin e kryqtarëve Gjon Palin, nën maskën e një udhëheqësi fetar. Nëse kjo vizitë e pa menduar dhe e pakuptimtë nuk anulohet, unë me siguri do e vras Papën. Kjo është arsyeja e vetme pse po arratisem nga burgu”.

Për shkak të këtij kërcënimi, u shtua siguria gjatë vizitës së Papës në Turqi, ku nuk pati asnjë përpjekje për vrasje. Një gjykatë turke e dënoi Agça në mungesë për vrasje, ndërsa ai mbeti i lirë. Më 9 maj 1981, Agça udhëtoi me avion nga Majorka e Spanjës në Milano, duke hyrë në Itali me një identitet të rremë.

Ai mori një dhomë në një hotel pranë Vatikanit, dhe më 13 maj hyri në Sheshin e Shën Pjetrit dhe e qëlloi Papën me një pistolerë automatike Broëning 9mm. Në një letër me një shënim me dorë, që u gjet në xhepin e tij thuhej se “Unë po vras ​​Papën, në shenjë protestë kundër imperializmit të Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, dhe kundër gjenocidit që po kryhet në Salvador dhe Afganistan”.

Ai u shpall fajtor, duke thënë se veproi vetëm, dhe në korrikun e po atij viti u dënua me burgim të përjetshëm. Një vit më pas, Agça deklaroi se atentati i tij, ishte në fakt pjesë e një komploti që përfshinte shërbimet sekrete bullgare, të cilat dihej se vepronin në emër të KGB-së sovjetike.

Papa Gjon Pali II ishte një antikomunist i zjarrtë, që kishte mbështetur në Poloni organizatën anti-komuniste Solidarnost, ndaj dukej mëse logjike që mund të ishte një objektiv i përshtatshëm për komunistët.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, në vitin 1983, Papa u takua me Mehmetin në burg dhe e fali për krimin e bërë. Hetimet e mëtejshme mbi Agça, çuan në arrestimin e 3 bullgarëve dhe 3 turqve, të cilët u nxorën në gjyq në vitin 1985. Por gjyqi u minua kur Agça, dëshmitari kryesor i shtetit, e përshkroi veten si Jezu Krishti, dhe parashikoi fundin e afërt të botës. Ai shpjegoi se skenari bullgar u përgatit nga zyrtarët e inteligjencës Perëndimore dhe se Zoti e kishte detyruar të qëllonte Gjon Palin II.

Një vit më pas, të pandehurit bullgarë dhe turq u liruan për mungesë provash. Në fund të viteve 1990, Papa Gjon Pali II shprehu dëshirën që qeveria italiane ta falte Agça, diçka që në fakti ndodhi. Agça u fal nga presidenti italian Ciampi më 14 qershor 2000 dhe u ekstradua në Turqi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori