Këshilli i Prokurorëve Publik ende nuk ka thirrur mbledhjen ku në bazë të mendimit të kërkuar nga Prokuroria Publike, duhet të vendos nëse lënda “Sopoti” mund t’i kalojë PSP-së ose jo, njofton Alsat M.
Që nga 4 nëntori i vitit të kaluar, kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Petar Anevski katër herë të plota ka paralajmëruar thirrjen e këshillit por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Anevski është arsyetuar disa herë duke u mbrojtur me procesin zgjedhor, situatën politike dhe festat e fundvitit.
Specialja kërkesën e saj e bazon në nenin 11 të ligjit për PSP-në, pasi që rasti është pjesë e përgjimeve të paligjshme. Ndërkohë seanca të njëpasnjëshme për rastin “Sopoti” janë anuluar. E fundit u anulua për shkak të ndërrimit të gjykatësit, ndërsa sipas mbrojtjes kjo do të thotë edhe konfirmim se lënda do të merret për hetim nga ekipi i Katica Janevas. Seanca e radhës për “Sopotin” është caktuar për 22 shkurt 2017. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251