LAJMI I FUNDIT:

Sonte u protestua në Strumicë dhe Radovish (Foto-Video)

Sonte protestat e “Revolucionit Laraman” kanë vazhduar në Strumicë dhe Radovish, transmeton Telegrafi Maqedoni.

1


Në protestën e sotme në Strumicë për kthimin e drejtësisë, lirisë dhe demokracisë në Maqedoni, të pranishmëve iu është drejtuar anëtari i Këshillit ekzekutiv të LSDM, Ljupço Nikolovski, i cili ka thënë se ata janë duke i unifikuar të gjithë forcat për drejtësi dhe liri në Maqedoni.

Në protestën në Radovish të pranishmëve iu është drejtuar sekretari i përgjithshëm i LSDM, Oliver Spasovski.

4

Ai i ka falënderuar qytetarët që janë pjesë e siç ka thënë ai, vitit më të fuqishëm të rezistencës kundër pushtetit më jo demokratik në Republikën e Maqedonisë.

“Protestojmë më se 60 ditë nëpër rrugët e Maqedonisë dhe nuk ka asnjë institucion që mund të na frikësojë dhe të na ndalojë në qëllimin tonë për ta çliruar Republikën e Maqedonisë”, ka thënë mes tjerash Spasovski.

Ai në fjalimin e tij ka konstatuar se regjimi ka frikë nga kundërshtimi i qytetarëve të Maqedonisë./Telegrafi/